Donat Syla, ish-konsull i përgjithshëm i Kosovës në Kanada, i ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të përkrahin një iniciativë të nisur nga ai për prezantimin e vlerave më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë para botës.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë publikuar nëntë artikuj në revista prestigjioze në Shba, Izrael dhe Kanada, përmes së cilave promovohen të dyja shtetet.
Syla ka njoftuar se një grup prej 6 gazetarësh pritet të vijnë nga ShBA dhe Kanadaja për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë gjatë muajit gusht të këtij viti.
Ai shton se impakti i punës se tyre në ndërtimin e imazhit atraktiv të vendeve tona do të ishte pakrahasimisht më i madh sesa kosto që duhet të bartin institucionet në suportimin e vizitës së tyre.
Njoftimi i plotë:
FTESE PER QEVERINE E KOSOVES DHE SHQIPERISE
9 artikuj ne revista prestigjioze ne Shba, Izrael dhe Kanada jane publikuar gjate tre muajve te fundit si rezultat i vizites se mikut tim, gazetarit Dave Gordon ne Kosove dhe Shqiperi gjate shtatorit te vitit te kaluar.
Vizita e tij ne Kosove eshte mbeshtetur vullnetarisht nga une me disa miq te mij.
Artikujt ne keto revista prestigjioze kane pasur impakt te madh ne prezantimin e vlerave me te mira te Kosoves dhe Shqiperise para hebrenjeve anekend botes.
Tash do te kemi rastin qe te kemi nje grup prej 6 gazetaresh qe do te vijne nga ShBA dhe Kanadaja per te vizituar Kosoven dhe Shqiperine gjate muajit gusht te ketij viti. Impakti i punes se tyre ne ndertimin e imazhit atraktiv te vendeve tona do te ishte pakrahasimisht me i madh sesa kosto qe duhet te bartin institucionet ne suportimin e vizites se tyre.
Ftoj Qeverine e Kosoves dhe Qeverine e Shqiperise qe ta perkrahin kete iniciative, ndersa shpreh gatishmerine time (email: [email protected]) te jap cdo shpjegim te nevojshem rreth kesaj nisme.
Hajrulla Ceku Donika Gërvalla-Schwarz Olta Xhacka Elva Margariti.