Live

Ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës: Bulliqi as standardet e ish-pushtetit nuk po i plotëson me projekte, lëre më ato evropiane

17:21 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Podujevës, Ajet Potera, ka kritikuar projektet në infrastrukturë të kryetarit aktual nga radhët e të njëjtit subjekt politik, Shpejtim Bulliqit.

Siç deklaron Potera, i cili ishte i besuari i VV-së për Podujevën gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, këto projekte nuk po i plotësojnë as standardet e rrugëve që shtronin udhëheqësit e kaluar të kësaj komune, shkruan Demokracia.com.

“Projektet në infrastrukturë në Komunën e Podujevës (rruga Skënderbeu), nuk janë duke e plotësuar as standardin e ish pushtetit e lere më ato evropian! Edhe pse kostoja është e njëjtë me shtet e evropës perëndimore”, deklaroi ai në ‘Facebook’-un e tij.

Potera, dikur edhe ish-kryetar i degës së VV-së në Podujevë, kritika ka pasur edhe për cilësinë e rrugës së shtruar nga niveli qendror.

“Hiq më mirë nuk janë as ato në nivelin qendror (sidomos M25 rruga Podujevë-Prishtinë)”, tha ai.

“Disa ish kolegë, ish shokë e ish miq po më befasojnë se si po lejojnë e po përkrahin diçka të tillë kur kemi ngritur zërin e protestuar për gjëra të tilla, të shëmtuara e skandaloze. Por, pushteti po i tjetërson”, vijoi postimin ish-kandidati i VV-së.

“Duhet marrë masa urgjente nga instancat e larta sepse është e papranueshme mënyra si janë duke u keqpërdorur taksat e qytetarëve në të ashtuquajtura projekte”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...