Live

Ish-këshilltari përmend projektet që u realizuan në kohën e Limajt

22:38 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-këshilltari i Fatmir Limajt, Mevludin Kransiqi ka përmendur punë që u realizuan gjatë kohës kur Fatmir Limaj shërbente si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit.

Krasniqi ka shkruar se investimet kapitale në infrastrukturën rrugore ishin rritur për 511%.

Tutje ai ka përmendur se në kohën e Limajt si ministër ishin realizuan mbi 370 projekte.

Kransiqi tutje ka shkruar se brenda çdo dite pune janë ndërtuar 1300 metra rrugë.

“U realizuan mbi 370 projekte, 307 % me shumë se në  3 vitet paraprake, e buxheti u rrit për 511%. Mbi 1200 km rrugë u ndërtuan dhe u riparuan pa dallim në të giithë Kosovën, (deri në Janar të vitit 2008 fondi i rrugëve të Kosovës ka qenë vetëm 1900 km rrugë).Brenda çdo dite pune janë ndërtuar mesatarisht 1300 metra rrugë .Perfshirë autorrugët Prishtinë – Rrethi QMI, rruga Prishtinë – Mitrovicë, rruga Prishtinë – Pejë”.

Krasniqi mes tjerash ka shkruar se vetëm në komunat e veriut janë realizuar projekte, ku titje ka folur edhe për autostradën Arbër Xhaferi.

“Vetëm në Komunat e veriut janë realizuar shumë projekte, mbi 30 km rrugë te reja në Zhazhe, Kelmend, Boletin, Gushavc, Vinarc. Ëndrra e madhe kombëtare tashmë është realitet, ndërtimi i autostradës R7 Morinë – Merdare “Ibrahim Rugova” dhe autostradës R6 Prishtinë -Shkup “Arbër Xhaferi”.

Shpërndaje në

U Kopjua