Ish kryeministri shqiptar Pandeli Majko, para pak minutash e bëri një postim në faqen e tij zyrtare ne Facebook, pas vizitës që ai bashkë me ish presidentë e Shqiperisë dhe presidentin Pacolli, u bënë ish drejtuesve kryesorë të UÇK-së në Hagë.
Postimi i plotë i Majkos:
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm.
Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij.”