Ish kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, duket se po ndjek me vëmendje detajet e fundit të skandalit financiar në vendin e tij, ku është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Gjatë ditës së sotme, u raportua nga mediat sllovene lidhur me detajet e fundit dhe mjaft shqetësuese nga skandali financiar i ambasadorit Martin Berishaj.
Mes tyre, tregohej se një pjesë e parave nga GEN-i serb kishte përfunduar në duart e ‘rrethit’ të kryeministrit Albin Kurti, dhe se për këto transaksione kishte pasur dijeni edhe shërbimi sekret famëkeq serb BIA.
Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë për të adresuar këto pretendime të fundit, por deri më tash nuk ka marrë përgjigje.
Në anën tjetër, ish kryeministri slloven Janez Jansha ka bërë një grumbull rishpërndarjes në llogarinë e tij në Twitter.