Live

​Ish-ministri Shatri: UNMIK-u kishte influencë të madhe, s’na ka pyetur askush për KEK-un

14:30 / 17 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, të hënën ka dëshmuar ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri është përgjigjur për mandatin e tij si ministër gjatë periudhës 2005-2007.

Para deputetëve, Shatri theksoi se gjithë procesin e menaxhimit të ndërmarrjeve publike ka kryer UNMIK-u, përkatësisht shtylla e IV e këtij misioni dhe Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM).

Shatri tha se qeveria në atë kohë ka pasur kompetenca të kufizuara.

“UNMIK-u ka pasur influencë të madhe, në atë kohë qeveria nuk është njoftuar as për shitjet as për blerjet. S’na ka pyet kush. S’kemi qenë kompetentë. Për veprimet s’jemi njoftuar asnjëherë. MF nuk ka qenë faktor dhe nuk ka ndarë mjete për investime dhe as nuk kemi qenë mbikëqyrës me KEK-un”, tha ai.

Shatri theksoi se me sa i kujtohet, qeveria e atëhershme ka dhënë një hua për KEK, disa milionë euro.

Deputeti Arbër Rexhaj ngriti çështjen e importit të e energjisë elektrike.

Sipas tij, Kosova ka importuar rrymë prej kompanisë GEN në Slloveni, nuk ka importuar nga GEN në Beograd.

Për këtë reagoi kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa, i cili tha se për këtë çështje do ta njoftojë Komisionin ambasadori Martin Berishaj.

“Të mos ndalemi te kjo temë, për blerjet nga GEN-i, do ta na njoftojë ambasadori Martin Berishaj”, tha ai.

Pas tij pritet të intervistohen edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli dhe Ethem Çeku ish-ministër i Ekonomisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...