Live

Ish-punonjësit e Twitter spiunë të Arabisë Saudite?

10:23 / 07 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Dy ish-punonjës të Twitter janë akuzuar në SHBA për spiunim për Arabinë Saudite.

Sipas aktakuzës pretendohet se agjentët sauditë kërkuan informacione personale në lidhje me përdoruesit e Twitter, përfshirë kritikët e njohur të qeverisë saudite.

Dokumentet e gjykatës i emëruan të dy si Ahmad Abouammo, një qytetar amerikan dhe Ali Alzabarah, nga Arabia Saudite.

Një person i tretë, Ahmed Almutairi – shtetas saudit – gjithashtu akuzohet për spiunazh.

New York Times thotë se është hera e parë që shtetasit sauditë janë akuzuar për spiunazh brenda Shteteve të Bashkuara.

Cilat janë akuzat?

Akuzat pretendojnë se Almutairi ka vepruar si një ndërmjetës midis dy punonjësve në Twitter dhe zyrtarëve sauditë.

Ahmad Abouammo u paraqit në një gjykatë të Seattle të mërkurën dhe u mbajt në paraburgim në pritje të një seance tjetër të premten. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve dhe deklarata të rreme për FBI. Abouammo thuhet se ka lënë punën e tij si menaxher i partneritetit mediatik për Twitter në 2015.

Të dy Ali Alzabarah dhe Ahmed Almutairi besohet se janë në Arabinë Saudite.

Alzabarah, një ish-inxhinier i Twitter, akuzohet se ka hyrë në të dhënat personale të më shumë se 6.000 përdoruesve të Twitter në 2015 pasi u rekrutua nga agjentët sauditë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...