Live

Ish Ushtari i UÇK-së Tomor Morina nesër lirohet nga paraburgimi

17:02 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Pavarësisht kërkesës për ekstradim në Serbi, ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina pritet që nesër të lëshohet nga paraburgimi.

Kështu paralajmëron avokati i tij Naser Raufi, i cili thotë se pret vendim pozitiv të gjykatëses ndaj kërkesës që ai ka bërë, për mbrojtjen në liri të klientit të tij, Morinës

“Kërkesën e kam dhënën ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa tani pres vendimin nga gjykatësja e procedurës paraprake, e cila edhe e ka caktuar paraburgimin, që të tani të jep masa preventive dhe Tomor Morina të del nga paraburgimi. Unë mendoj se me këtë dinamikë që zhvillohet tani, po ecë me të vërtetë shpejtë, andaj mendoj që do të arrijmë pasi të premten është festë, që nesër pra ditëve enjte, të ndërpritet paraburgimi për Morinën” tha Naser Raufi, avokati i Morinës

Shpërndaje në

U Kopjua