Të pranishmit në një stacion trenash në Madrid të Spanjës, nxituan ta ndihmonin një pasagjere, e cila ra në binarë, në momentin që treni ishte duke u afruar.
Derisa ishte shumë e koncentruar në telefon, ajo nuk shikonte se ishte një tren tjetër që arriti në anë tjetër të platformës dhe jo ku ndodhej ajo.
Megjithëse videoja përfundon në momentin kritik, pa u parë nëse ajo shpëtoi, zyrtarët e hekurudhave raportuan se nuk ka pasur asnjë të lënduar, transmeton telegrafi.
Në anën tjetër, është kërkuar që pasagjerët të mos koncentrohen shumë në telefona, por të shikojnë trenat, oraret dhe gjerat personale që i kanë me vete.