Live

Ismaili përuron klinikën e rinovuar të Biokimisë, projekti kushtoi 110 mijë euro

15:20 / 19 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 19 DHJ 2019 | Nga KosovaLive

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka përuruar klinikën e rinovuar të Biokimisë, raporton KosovaLive.

Klinika e Biokimisë deri ka funksionuar pa ventilim dhe profesionistët shëndetësorë janë rrezikuar vazhdimisht nga kimikatet e laboratorit.

Tani, kjo klinikë ka ventilim adekuat, pritore të re për pacientë, dhoma optimale për kryerjen e analizave etj.

Gjatë përurimit të kësaj klinike të rimëkëmbur, ministri Ismaili ka thënë se tani janë krijuar kushte optimale për punë.

“Një tjetër ditë e rëndësishme për sektorin e shëndetësisë. Klinika e Biokimisë, aty ku kryhen të gjitha analizat mjekësore, është transformuar rrënjësisht. Përmes këtij investimi do të rritet cilësia, siguria dhe vëllimi i punës”, ka thënë ministri Ismaili.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se përmes këtij investimi është bërë një tjetër hap i rëndësishëm për avancimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, ka thënë se tani janë plotësuar parakushtet që Laboratori i Biokimisë të akreditohet edhe në federatat ndërkombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...