Live

Iu shkon ambasadori i Francës në takim, deputeti i VV-së Gazmend Gjyshinca as që lëviz vendin për ta përshëndetur

13:07 / 25 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca duket se nuk i ka bërë shumë përshtypje takimi me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ambasadori Guerot u prit në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, pjesë e të cilit është edhe Gjyshinca.

Nga pamjet e publikuara nga “Ekonomia Online”, shihet se si Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.

Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke.

Shpërndaje në

U Kopjua