Bakir Izetbegoviq, kryetar i Dhomës së Popujve në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës (BH), ka thënë se Serbia nuk duhet të kompensohet nga Bosnja për atë që do të humbasë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ai i ka deklaruar agjencisë turke të lajmeve “Anadolu Agency”, se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet assesi të ketë ndikim në shtetin e tij.
“Nëse ndonjëherë mund të ndërlidhen këto dy çështje (Bosnja dhe Kosova), atëherë e përbashkëta është se pala serbe në Kosovë dhe BH ka kryer krime të ngjashme, gabime dhe mëkate të ngjashme. Dhe, në fund të fundit, për shkak të kësaj sjellje dhe kësaj dhunë janë shkaktuar sulmet e NATO-s. Por, ajo nuk mund të ndërlidhet më tej me idenë se Serbia duhet të kompensohet evantualisht me diçka në Bosnje për të atë që do të humbasë me zgjidhjen për Kosovën”, është shprehur Izetbegoviq.
Sipas kreut të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, një aventurë e ngjashme do mund të përfundonte me shumë të panjohura për ardhmërinë e Ballkanit.