Live

Izmi Zeka kujton mikun Bajram Rexhepin

11:23 / 21 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Dy vite kanë kaluar nga vdekja e Bajram Rexhepit.

Kujtesa për të vazhdon të mbesë e pastër aq sa është edhe vet mungesa e tij.

Miq të tij të shumtë kanë kujtuar Rexhepin në dy vjetorin e vdekjes së tij.

Izmi Zeka ,zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme ,ka thënë se Rexhepi ishte njëri i matur,njeri i vendimeve të prera,dhe do të mbes shembull se si të punohet për shtetin dhe qytetarët e saj.

“Dy vjet nga vdekja e mikut tim Bajram Rexhepi

Ai iku nga një sëmundje e papritur duke lënë një jetë të mbushur me dinjitet, burrëri dhe intelektualizëm.
Pjesëtare I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri ndër të pakët që me konsekuencë punoi në ngritjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës
Bajram Rexhepi në të gjitha proceset e pas luftës ishte pjesë e angazhimit dhe strukturimit të infrastrukturës shtetërore.
Konsekuent  matur, I përgatitur dhe njeri I vendimeve të prera.
Për mua do të jetë shembulli se si punohet për shtetin dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Zeka në facebook-un e tij .

Shpërndaje në

U Kopjua