Rinisin sulmet ajrore në Gaza. Avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar disa vende në Rripin e Gazës pasi një raketë ra në jug të Izraelit. Tensionet janë rritur pasi javën e kaluar u vranë 10 palestinezë nga forcat izraelite, raporton AL Jazzera.
Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore në orët e para të së dielës kishin në shënjestër një objekt të prodhimit të armëve dhe një tunel nëntokësor që i përkiste Hamasit.
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell doli një deklaratë duke thënë se ai ishte “shumë i shqetësuar për nivelin në rritje të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar”.