Nuk duhet kurrsesi të fillojmë një diskutim nëse jemi të zemëruar
Ndoshta gjithsecili e di që kjo është e vërtetë. Por, ndonjëherë ne e humbin kontrollin e emocioneve tona gjatë një diskutimi të nxehtë dhe nuk mundemi ta ndalojmë, madje mund ta shtyjmë më tej debatin, derisa të jetë shumë vonë.
Ja tri arsye të qarta pse nuk duhet kurrë të debatoni nëse jeni të zemëruar.
1. Mendon se të gjithë janë kundër teje
Kur është i zemëruar, një person humb jo vetëm kontrollin e emocioneve, por edhe besimin, për shkak të faktorëve që kanë të bëjnë me funksionin e brendshëm të trurit.
Psikologët thonë se për këtë arsye, ne e cilësojmë çdo fjalë apo gjest të personit që kemi përballë një fyerje. Kjo bën që tonet e bisedës të nxehen, çka do të çojë padyshim në fundin e kësaj marrëdhënieje.