Profesori i mirënjohur gjakovar, Hajhaja Koka, i bashkohet Vetëvendosjes (VV). Kështu ka bërë të njohur të hënën vet lideri i VV Albin Kurit, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
“I lindur në Gjakovë ai është me prejardhje nga një familje dëshmorësh dhe patriotike nga Shqipëria. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vendlindje, universitetin në Prishtinë, ndërkaq magjistraturën dhe doktoratin në Zagreb dhe Moskë në Institutin Lomonosov, ku ishte student i nobelistëve Basov dhe Prokhorov”, ka shkruar Kurti.
Ai ka treguar tutje se Prof. Koka ishte doktori i parë i holografisë laserike në ish Jugosllavi.
“Në Universitetin e Prishtinës punoi 22 vjet ku arriti gradën profesor dhe themeloi laboratorin e holografisë laserike, të parin në ish Jugosllavi”.
Gjithnjë sipas Kurtit, me fondacionet amerikane IREX dhe Fulbright, Koka arriti të kryente hulumtime specializuese në Universitetin MIT-Harvard nën udhëheqjen e profesor Stephen Benton, ndërsa në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh arrin thirrjen e profesorit dhe kyçet në CEODP, qendra më e njohur në botë për optikën laserike e drejtuar nga zbuluesi i kompjuterit opik David Casasent.
“Gjatë kësaj kohe inkuadrohet në hulumtime të NASA-s dhe në kompanitë e mirënjohura ushtarake të lidhura me shtetin amerikan: LITTON dhe DARPA. Vijon punën në një universitet amerikano-kuvajtas ku edhe arrin pozitën e drejtorit të laboratorit të famshëm laseriko-astronomik duke zëvendësuar aty nobelistin Prof. Zeëail. Përgjatë këtyre hulumtimeve që shtrihen në tri dekada, Prof. Jahja Koka ka dhënë kontribut të çmuar kombëtar. Ai ka shkruar në gjuhën shqipe librat e parë për laserët në Tiranë dhe Kosovë, si dhe ka ngritur doktora eminentë në UP dhe UT. Është themelues i degëve fizike të Institutit kombëtar ALB-Shkenca, si dhe i Qendrës “Kosmosi dhe Njeriu”. Ka botuar libra shkencorë në ShBA, Gjermani si dhe qindra punime shkencore në revista prestigjioze botërore, e ku ishte edhe recensent. Ka të botuara tri libra nga lëmia e politikës dhe qindra artikuj në gazeta, përfshirë këtu edhe në Neë York Times, Herald Tirbune, Ëashington Times. Ka fituar shumë dekorata dhe mirënjohje prestigjioze, ndërkombëtare dhe kombëtare”.