Bashkëluftetari i kohërave të para të Adem Jasharit, ish gjenerali i UÇK-së, Jakup Nura, ka kujtuar 23 marsin e 30 viteve më parë, ku tregoi se atë ditë ishte në Tiranë për disa qëllime të caktuara së bashku me Adem Jasharin dhe vendosën që të kthehen në Kosovë, shkruan Kosovalive.net.
“Si sot 23 mars 30 vite më parë, pasi kishim qëndruar disa muaj me qëllim të caktuar në Tiranë morëm vendim që të kthehemi në Kosovë, në mëngjes u nisem me makinë drejt Peshkopisë një rrugë e gjatë me kthesa pastaj drejt Dibrës së Vogël, pasi na njoftoj me Familjen bujare dhe atdhetare Kadriu shfrytëzoi linjën e Autobusit për të dalë në anën tjetër ose për në Dibren e Madhe, unë dhe Ademi prisnim derisa të ofrohej mbrëmja apo errësira që të kalojmë kufirin mes Dibrës së Vogel dhe Dibrës së Madhe, apo dy fshatrave me traditë patriotike ende pa ra terri mirë një Burrë që vëzhgonte kufirin na tha se tani është koha, pastaj dolëm nga shtëpia nje katëshe e gurit nga ku mund të vëreheshin kufitarët në mes të arave të dy fshatrave Shqiptare që bënin vëzhgimin e kufirit nën përcjelljen e Dibranit zbritëm arave që të kalonim në anën tjetër u ndamë me përcjellësin duke i shpejtuar hapat dhe duke i përshkuar arat e mbjellura me grur. pa vështirësi dolëm në Dibren e Madhe ku na priste Kadriu në afërsi te shtëpive dhe së bashku me te u drejtuam te një mik i tij që na priti miqësisht, pasi pushuam pakëz na e sollën darkën, ishte Natë Bajrami, kishte një kohë skishim ngrënë ushqime të përgatitura për festën e Bajramit, pas darkës biseduam dhe ndamë mendime për çlirimin e trojeve të okupuara”, kujtoi ai.
Tutje, Nura tregoi edhe vazhdimin e kësaj historie.
“Në mëngjes edhe pse miku bëri përpjekje që të na ndalonte për Bajram, ne kishim vendos me vazhdu rrugën, na përcolli me një makinë “Zastava 128″ deri afër Lagjes Saraj në Shkup, u drejtuam te shtëpia e Ismet Shabanit në të cilën kishim qenë edhe më parë, aty na priti zoja e shtëpisë Nënëlokja, hymë brenda pas pak erdhi edhe Ismeti. Kadriu kishte një dokument të adaptuar, dhe vazhdoj me linjen e Autobusit për Ferizaj qe ta njoftoj Ahmet Hoxha që të na shoqëroj gjatë rrugës për në Kosovë, në ora 5 të pasditës u drejtuam te kufiri i Hanit të Elezit aty kishte dalë një djalë që të na kaloj në anën e majt të pikës kufitare, koha ishte e mirë nje dëborë e hollë kishte mbuluar Kodrat per rreth perveq timit te oxhaqëv nuk kishte livizje tjeter ne kaluam pa ndonjë problem Ahmetin e takuam te furra në anën e Kosovës, e nga atu deri në Komoran se kemi ndalë makinën, në hyrje të Komoranit u pershendetem me nje burr te urt e trim Bacen Ahmet, tani vetem kishte ra terri, vendosem ta kalojm naten tek shokët ne Komaran së pari trokitem në derën e Fetah Zogajt, por djali i tij na njoftoj që ai nuk ndodhej në shtëpi, pastaj morëm drejtimin e lindjes nëpër ara te shtëpia e Haxhi Nishorit edhe aty të zotin e shtëpisë nuk e gjetem i cili kishte shkuar në Gjermani, gruaja dhe fëmijët e tij na kërkuan që të hyjmë brenda por ne nuk pranuam, gruaja e Haxhiut duke e parë kohën e ftohtë dhe me dëborë na i dhuroj nga një palë çorape të punuara nga leshi i deleve, dolëm në rrugë unë para, Ademi pas meje tre apo katër metra, pas nesh vinte një veturë, Ademi më thot qitja dorën qësaj veture, por sa më kaloj mua e pashë që kishte qenë Niva e Milicisë, pas pak ranë dritat e një veture tjetër dhe për të i’a kthyer i thash qitja ti qësaj, sapo na kaloj edhe ajo kishte qenë e milicisë, me tha shpejt ma ktheve dhe qeshëm pak, u ngjitëm mbi Kryq te Komoranit, kaluam rrugën Prishtinë-Pejë, mbi fshatin Zabel të Drenasit ne ara deri ne Paklek na priti Shaban Zhilivoda aty pushuam dhe qendruam gjat duke bisedu per situaten dhe dhunen qe ushtronte pushtuesi, te nësermen ne mes dit vazhduam ne drejtim te verilindjes dolem ne Dobrashevc atu ishte zgjeru uji ne livadhe dukej qe thellsija sishte e rrezikshme u lagem deri mbi gjunje kaluam neper fshatin Gllanasell tek lagjëja Ladrofci neper Likoshan ,Qirez, Baks dhe dolem ne Fshatin tim Prellovc e kishte mbulu Debora nje lagje e vogel me shkembinjë te medhejë atu hym ne shtepi ku me gezim na priten, pas një neje Adem Jashari dhe Samiu vellai im vazhduan rrugen deri tek Lagjia e Jasharve ne Prekaz”./Kosovalive.net/