Live

“Janë si të njëjtë, veç në fytyra dallojnë”, Arta Bajrami nuk i kursen fjalët për këngëtarët e rijnë

09:28 / 14 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Këngëtarja, Arta Bajrami, ishte e ftuar në emisionin “Keniv” në T7. Ajo promovoi këngën dhe klipin e ri, derisa bëri të ditur se shumë shpejt do të sjellë edhe albumin e ri me shumë këngë.

Gjithashtu, foli edhe për këngëtarët e rinj.

Ndonëse tha se ka shumë të mirë, ajo që nuk po i pëlqen është fakti se janë pothuajse të njëjtë.

“Veç fytyrat po ju dallojnë”, tha ajo.

Por, nuk pranoi të flas për emra.

Video në linkun më poshtë.

Shpërndaje në

U Kopjua