Njohësi i rrethanave politike në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë se rezultati nga takimi në Bruksel ishte i pritshëm dhe se tashmë është vetëm fillimi i procesit të negociatave.
“Ne morëm atë që duhej të pritej, një hap serioz në drejtimin e duhur, siç thotë edhe emri i propozimit – është një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Janjiq për mediumin serb në Kosovë ‘Kosovo Online’, përcjell Demokracia.com.
Ai po ashtu ka vlerësuar se bisedimet e djeshme kanë qenë të ndryshme në krahasim me ato të dhjetorit dhe se tani është koha për një debat serioz politik si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, por edhe në nivel ndërkombëtar.
“Ata nuk e kishin ëndërruar këtë, Tadiqi e refuzoi në vitin 2009. Dhe, nuk e di nëse ka komunitete pakicë më të mbrojtura se kaq, sipas dokumenteve. Serbia mund të rrëmbejë një kosh të plotë, por kam frikë se aparati politik nuk do të provokojë zgjedhje, nëse zgjedhjet shtyhen deri në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë mund të bëjmë shumë”, tha Janjiq.
“Neni 7 i marrëveshjes për Asociacionin parashikon që Asocaicioni, siç është rënë dakord më 2013 dhe 2015, mund të përmirësohet me autonomi serioze, së bashku me pavarësinë dhe statutin e Asociacionit”, u shpreh më tej ai.