Live

Jasharaj këshillon Hykollin pas takimit me Kurtin: Mos shko në takime i vetëm!

23:02 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në intervistë për kosovalive.net ka komentuar takimin e kryetarit të BSPK-së, Atdhe Hykolli me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Hykolli u kritikua se ka shkuar i vetëm në takim me Kurtin, shkruan kosovalive.net

Jasharaj u shprehë se ka raporte të mira me Hykollin dhe se e këshillon atë që në takime të mos shkoj i vetëm. Për këtë këshillë, Jasharaj ka disa arsye.

“Me kryetarin Hykolli kemi raporte të mira. Ai në të vërtetë ka shkuar si anëtar i yni do të thosha sepse është personel arsimor dhe ne e kemi nominuar në atë kohë dhe Sindikatat tjera e kanë votuar. Mbase gjatë grevës në mungesë të përvojës, nuk është gjetur ndonjëherë në nivelin më të lartë të detyrës por opinion duhet ta dij se në atë kohë se barrën kryesore ma kishin dhënë SBAShK-u dhe Sindikatat tjera mua, bashkë me nën-kryetarin e Këshillit Grevistë, Ali Gashi dhe anëtarët tjerë të këshillit grevistë dhe lëshimet eventuale që janë bërë janë tonat ngase Këshilli Grevistë në grevë ka tërë barrën që ta udhëheq tërë grevën ta udhëheq dialogun dhe të tjerat. Unë kam raporte me z.Hykollin, ai edhe nëse eventualisht duket të ketë bërë ndonjë lëshim, e ka bërë nga mungesa e përvojës dhe greva ishte një situatë tepër e rëndë.”

“Kryeministri, kushdo qoftë, tash është Kurti obligim ligjor është të takohet me kryetarin e BSPK-së, ndërsa ministrit gjegjëse duhet të takohen me udhëheqësit e sindikatave të sektorëve. A është mirë të takohet kokë me kokë dhe vetëm? Unë e kam thënë disa herë jo, e kam këshilluar dhe do ta këshilloj edhe në të ardhmen sepse e di që z.Hykolli më respekton, që në takime mos të shkoj vetëm.”

“Mirë ka bërë që ka shkuar në takim sepse ne jemi vazhdimisht për takime dhe dialog. Por, unë do ta këshilloja që të insistoj në të ardhmen që ta ketë ndonjërin me vetin, cilindo qoftë, kryetar të federative, jo për diçka, jo që ne dyshojm se Hykollim mund të shkoj dhe të flas jashtë atyre angazhimeve tona, por kur është njeriu me dikë pranë mund të harroj diçka që është tepër e rëndësishme e kolegu që është afër ia kujton. Po ashtu kur një njeri është vetëm që përfaqëson qoftë Sindikatat, qoftë dikë tjetër, e përball ka 3-4 njerëz, ndihet i hendikepuar, ndihet vetëm dhe disi ajo pala tjetër mund t’i krijoj një psikozë se ky është vetëm. Po të shkoj me ndonjë koleg, do të ndihej më i sigurt sepse kështu bëj ne vazhdimisht, në cilindo nivel ta takimeve nuk shkoj vetëm, jo që nuk më besojnë kolegët, por mund të harroj gjëra”, tha Jasharaj për kosovalive.net

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua