Live

Jasharaj: Kontrata kolektive ekziston dhe është valide, MASHT-i s’ka asnjë argument ta zhvlerësoj, deklarata e Nagavcit nuk qëndron

23:22 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj në intervistë për kosovalive.net ka folur në lidhje me çështjen e kontratës kolektive.

Jasharaj u shprehë se deklarata e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se kontrata kolektive është zhvlerësuar, nuk qëndron, shkruan kosovalive.net

“Deklarata e znj.Nagavci nuk qëndron. Ajo kishte lëshuar një informatë që na ka dërguar neve dhe ia kemi kthyer informatën asaj se kontrata e thotë qartë se zhvlerësim të njëanshëm të kontratës nuk mund të ndodh. Pra kontratën nuk mund ta heq apo zhvlerësoj as MAShT-I, as ne sepse po të ndodhte kështu, paramendojeni pas dialogut dhe takimeve me muaj të tërë, i teket njërës palë një muaj pasi të nënshkruhet thotë nuk e dua më këtë kontratë. Znj.Nagavci ndoshta për të krijuar huti tek masa sepse dorën në zemër, kontrata është shtyllë e mbrojtjes së të drejtave por është edhe shtyllë që krijon privilegje të caktuara për puntorët dhe ajo mbase duke dhënë një lajm që nuk qëndron, se kontrata nuk vlen më, ka menduar se antarësia nuk do të vazhdoj të regjistrohet në metodën e re që e zbuluan e-Kosova. Ne jemi këshilluar edhe me njerëz të fushës, kontrata është valide, ekziston. E them me plot përgjigjësi dhe me plot gojën se kontrata e nënshkruar me 21 janar 2021 ekziston, është në fuqi dhe nuk ka asnjë argument MAShT-i ta zhvlerësoj”, tha ndër të tjera kryesindikalisti i SBAShK-ut për kosovalive.net

INTERVISTA E PLOTË:

Shpërndaje në

U Kopjua