Live

Java nis me vranësira, priten reshje shiu

08:00 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë edhe reshje shiu.

Fillimisht reshjet do të jenë të pranishme në perëndim të vendit, të cilat gjatë orëve të pasdites e deri në mbrëmje, pritet të shtrihen në të gjithë vendin, ku më të pakta do të jenë në zonën lindore.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 12°C.

Shpërndaje në

U Kopjua