Mund të jetë e vështirë të besohet, por muajin tjetër shënon 25-vjetorin e një prej shfaqjeve më ikonike televizive të të gjitha kohërave, “Friends”!
Dhe, natyrisht, një nga pjesët më interesante të shfaqjes (pa marrë parasysh nëse i donit apo i urrenit) ishte e gjithë skena e tregimit të dashurisë mes Rachel dhe Ross …
Por sipas një libri të ri, Generation Friends, shfaqja mund të mos e kishte kurrë atë histori fare apo edhe Jennifer Aniston!
Pra, si e humbën “Friends” pothuajse Jenniferin ?! Jennifer ishte në një serial krejt të ri të CBS të quajtur Muddling Through dhe kishte xhiruar gjashtë episode për të.
CBS vendosi të nxirrte në treg Muddling Through në verën e vitit 1994 (disa muaj para se “Friends” të debutonin), dhe meqë shfaqja nuk ishte zgjedhur për një sezon të plotë, i lejoi Jennifer të shkonte në audicionin për rolin e Rachel.
Mirëpo seriali i saj i mëparshëm u vendos të vazhdonte dhe kështu Jennifer duhej te kthehej te zbatonte kontratën.
Por NBC patën një plan për këtë. Ata lansuan disa filma të Danielle Steel ne të njëjtën kohë kur shfaqej seriali Muddling Through dhe kështu i morrën audiencën dhe seriali u anulua.
Jennifer vazhdoi rolin ikonik të Rachel në Friends, dhe sic thuhet pjesa tjetër është histori!