Live

Jennifer Lopez: Për pak sa nuk vdiqa në xhirimet e filmit të ri, ishte e tmerrshme

14:18 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Jennifer Lopez ishte e ftuar në një intervistë për BuzzFeed, së bashku me kolegët e saj nga filmi ‘Shotgun Wedding’, Josh Duhamel dhe Jennifer Coolidge.

Kur u pyetën se kush do të kishte më shumë gjasa ta bënte skenat e rrezikshme në provën e tyre të parë, Lopez tha se ajo dhe Duhamel ishin bërë shumë të mirë në skenat e rrezikshme gjatë xhirimeve dhe më pas tregoi se si ajo pothuajse vdiq duke filmuar një skenë.

“Me përjashtim të një rasti që për pak rashë nga një shkëmb. Kjo nuk ishte argëtuese”, filloi Lopez, duke e habitur Coolidge, i cili e pyeti nëse ishte e vërtetë.

“Po, është e vërtetë. E dini atë skenë ku fustani im më kap në timon? Një herë ajo u kap në timon dhe më tërhoqi, dhe unë pashë Josh-in dhe i thashë, “Josh, mos më lësho të lutem’. Më tha: “Të kam kapur, nëse bjen ti, do të  biem të gjithë”, ka thënë aktorja, duke shtuar se ai moment ka qenë i tmerrshëm për të.

Lopez aktualisht është duke xhiruar filmin e ri ‘The Mother in L.A’. Filmi është drejtuar nga Niki Caro, i cili më parë ka drejtuar filmin e mirënjohur të vitit 2002, “Whale Rider” dhe filmin artistik “Disney” të vitit 2020 “Mulan”. Në film, Lopez luan rolin e një ish-vrasësje që dëshiron të lërë pas të kaluarën e saj. Megjithatë, ajo I kthehet zanatit për të mbrojtur vajzën e saj të larguar./FrontOnline/

Shpërndaje në

U Kopjua