Live

Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Dragash, Selim Kryeziu

18:33 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Selim Kryeziu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kryeziu.

I njëjti ishte edhe ish-kryetar i degës së LDK-së në Dragash.

“Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim, kolegëve drejtorë, drejtorëve të shkollave dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim” tha mes të tjerash Kryeziu.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Miq të nderuar

Dje kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Arsimit.

Kemi bërë bashkë mjaftë punë të mira gjatë një viti dhe shpresoj që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim, kolegve drejtorë, drejtorëve të shkollave dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim.

Falemimderit kryetarit Bexhet Xheladini, për besimin dhe bashkëpumimin gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...