Live

Jep dorëheqje drejtori i Postes, Sejdi Hoxha

11:35 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

 Drejtori i deritanishëm i Postës së Kosovës (PK), Sejdi Hoxha, ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e kishte drejtuar prej vitesh.

Sipas një deklarate të tij të dhënë për media Hoxha është shprehur se dorëheqjen e tij e benë për arsye të angazhimeve të tjera të tij atyre  politike dhe akademike.

Në pozitën e drejtorit ekzekutiv Hoxha erdhi nga viti 2012 atëherë kur Posta bëri ndarjen nga Telekomi dhe humbjet vjetore ishin deri ne 3 milion euro në vit dhe Posta kishte vetëm dy shërbime.

Jam krenar me atë qe kam bërë gjatë ushtrimit të detyrave të mia në të gjitha pozitat institucionale që kam qenë deri më tani”, thotë ai.

Para disa muajve Hoxha është zgjedhur kryetar  i degës se Partisë Demoktarike të Kosovës (PDK)  në Drenas  dhe zgjedhjet e përgjithshme do të ndodhin së shpejti Hoxha është shprehur se do të angazhohet për obligime të reja.

Shpërndaje në

U Kopjua

Të tjera nga Lajme