Live

Johansson dhe Tatum bashkë në xhirimet e “Project Artemis” (FOTO)

08:36 / 08 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Scarlett Johansson dhe Channing Tatum e kaluan edhe një ditë tjetër së bashku në xhirimet e filmit të tyre të ardhshëm të Apple TV+.

Aktorja 38-vjeçare dhe aktori 42-vjeçar filmuan skena për filmin e tyre Project Artemis në një skelë në plazhin e Tybee Island në Georgia të ShBA-së.

Për këtë pjesë të xhirimit, Scarlett u shfaq retro me një veshje portokalli me një shall rozë të lidhur rreth kokës, ndërsa Channing kishte të veshur një bluzë blu polo.

Për momentin, nuk dihet shumë për Project Artemis, përveç se është “kundër garës hapësinore në vitet ’60”.

Fillimisht, Chris Evans ishte planifikuar të luante në krah të Scarlett, por ai u largua nga projekti dhe u zëvendësua nga Channing.

Shpërndaje në

U Kopjua