Live

Johnson: Britania e Madhe largohet nga BE-ja më 31 tetor

08:02 / 07 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri I Britanisë së Madhe, Boris Johnson tha se vendi i tij do të largohet nga BE-ja më 31 tetor në çfarëdo lloj rrethane. Ai e ka hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të reja si një mocioni të ri të mundshëm nga ana e Dhomës së Komunave.

“Kuadri ligjor, i caktuar tashmë nga i njëjti parlament, pret në mënyrë të paracaktuar që Britania e Madhe do të dalë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje”, theksoi ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me këtë temë.

Kryeministri Boris Johnson përsëri mohoi spekulimet e vazhdueshme të medieve mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme para zbatimit të Brexit në fund të tetorit.

“Zgjedhjet janë gjëja e fundit që i duhen tani vendit”, sipas Johnson.

Shpërndaje në

U Kopjua