Live

Johnson formon menjëherë kabinetin e tij

08:21 / 25 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka nisur mandatin e tij të mërkurën duke formuar kabinetin e ri qeveritar. Në mesin e emrave të parë të përmendur në kabinetin e tij ka qenë Sajid Javid, i cili është emëruar në pozitën e kancelarit britanik, i cili njihet si mbështetës i procesit të Brexitit. Si ministër i Jashtëm është emëruar Dominic Raab, ndërsa Priti Patel, ministre e Brendshme. 

Një nga çështjet kyçe të kësaj qeverie, konsiderohet finalizimi i procesit të Brexit-it, meqë Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti. Kryeministri i ri britanik Johnson, ka thënë se do ta largojë Britaninë në këtë datë me apo pa marrëveshje nga blloku evropian, derisa ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje. Megjithatë, në fjalimin e parë si kryeministër, Johnson thënë se dëshiron të hartojë një marrëveshje të re me BE-në, lidhur me Brexitin.

Shpërndaje në

U Kopjua