Live

Jolie dhe vajzat e saj prenë flokët në mbështetje të grave iraniane

23:44 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Angelina Jolie, iu bashkua një projekti të madh botëror – një ekspozite që përpiqet të ndërgjegjësojë në nivel global, për të ndihmuar gratë në Iran.

Postimi që ka postuar aktorja hollivudiane në profilin e saj në Instagram përbëhet nga një video dhe disa fotografi.

Videoja tregon një numër njerëzish që vendosën të marrin pjesë në këtë projekt, kështu që prenë flokët e tyre dhe i dërguan me postë në një adresë në Paris, nga ku artistja Prune Nourry do t’i transportojë të gjitha në New York dhe do t’i shfaqë të gjitha në ekspozitën e saj në mars të këtij viti.

“Shoqja ime Prune Nourry është duke punuar në një projekt të bukur arti për t’u solidarizuar me gratë e guximshme në Iran, të cilat luftojnë për barazi dhe të drejta, por edhe për të nderuar trimërinë e tyre. Edhe familja ime u bashkua. Secili prej jush mund të marrë pjesë në projekt duke dërguar një tufë flokësh deri më 25 shkurt”, ka deklaruar Angelina.

Ajo e ka xhiruar edhe momentin duke prerë flokët e vajzave të saj Zahara dhe Shiloh, të cilat iu bashkuan aktores në këtë projekt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...