Live

“Ju jeni një shantazhues pazarxhi”, “gjykatëse e shëndetit mendor” – Kadaj-Bujupi dhe Haki Abazi përplasen në emision

22:40 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti Haki Abazi dhe analistja Donika Kadaj Bujupi janë përplasur në emisionin Pressing në T7. Çështja që solli deri në debat ka qenë për arsyet që e shtynë të dali nga VV-ja, Abazin.

Gjithçka filloi në momentin kur Abazi nuk ishte i kënaqur me pyetjet që Kadaj Bujupi i bënte dhe Abazi e akuzoi si “pjesë të pushtetit”

“Kur nuk kam qenë në pushtet. As në pozitë e as zëvendëskryeministre. Ju jeni një shantazhues pazargji”, ia ktheu Kadaj Bujupi.

“Sdi qysh e zhvillon njeriu debatin me këtë nivel. Nuk pranoj të bie në këtë niveli. Të falënderoj shumë për pyetje që po i bën”, ia ktheu Abazi.

Kadja Bujupi vazhdoi me akuza tjera pastaj ndaj Abazit.

“Tregomni a ka qenë në qëllimin tuaj dhe të atij grupit të VV-së që të përjekeni për lobim për spitale private të caktuara dhe aty aknë filluar mosmarrëveshjet mes personave brenda atij grupi”, tha ajo.

“Kjo është gënjeshtër. Mos elxo mesazhet që t’i dërgon dikush. Për cilin takim dhe për cilin spital. Vetëm këto më thoni. Mosni ju lutem”, reagoi Abazi.

Kadja Bujupi tutje ia përmendi intervistën e daljes nga VV-ja në hollin e Kuvendit të Kosovës.

“Si po mbet ajo puna e asaj videos. Pati fyerje e sharje e akuza. Ku mbeten tash ato fjalë”, tha ajo

“Këto ofendime personale janë të ulta për besë. Nëse keni diçka tregojeni. Nuk dua të bie në këtë niveli, unë ju respektoj për femrën që jeni”, reagoi përsëri Abazi.

“Jam grua, nuk jam femër. Po shihet se në çfarë gjendje jeni”, tha Kadaj Bujupi.

“Nuk e paskam ditur se je gjykatëse e shëndetit mendor”, ia ktheu edhe një herë Abazi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...