Live

Ka përfunduar takimi, Mustafa nuk publikon foton e përbashkët

13:18 / 13 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Takimi i Mustafes e Kurtit i lajmëruar nga kosova.live përfundoi para pak minutash.

Kurti në profilin e tij në Facebook ka shkruar rreth temave për të cilat kanë folur.

“Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit.”, shkruan ai.

Lideri i VV konfirmon se partia e tij së bashku më LDK-në janë në koridinim të plotë për seancën e 22 gushtit.

“Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike”, shihet më tutje në postimin e Albin Kurtit.

Por ende nuk kemi qëndrim të zotit Mustafa.

A është ky një përafrim i VV ndaj LDK-së? Kjo  mbetet të konstatohet!

Shpërndaje në

U Kopjua