Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku një person vrau ish-gruan e tij, shtatzënë.
Ajo ka thënë se Femicidi në Kosovë shpërfaqet përmes gjuhës së burrave të cilët bëjnë thirrje për vrasje të grave nëpër rrjete sociale.
‘’Femicidi ne Kosove shpërfaqet edhe përmes gjuhës se burrave te cilët bëjnë thirrje për vrasje te grave neper rrjete sociale. Keta burra duhen te mbahen pergjegjes, keta burra duhet te i njohim sepse gjuha materializon mendimin, e nepermjet fjaleve te tyre ata po shperfaqin urrejtjen ndaj grave’’, ka thënë ajo.
Më tutje ajo përmes një videoje që ka shpërndarë në Facebook, ka bërë publik disa emra të burrave të cilët përkrahin vrasjen e grave dhe e arsyetojnë atë.
Postimi i plotë:
Femicidi ne Kosove shperfaqet edhe permes gjuhes se burrave te cilet bejne thirrje per vrasje te grave neper rrjete sociale. Keta burra duhen te mbahen pergjegjes, keta burra duhet te i njohim sepse gjuha materializon mendimin, e nepermjet fjaleve te tyre ata po shperfaqin urrejtjen ndaj grave.
Andaj me poshte gjeni emrat e disa prej burrave qe perkrahin vrasjen e grave e e arsyetojne ate, shpresoj qe policia e kosoves te ndermarre veprime ndaj ketyre montrumeve dhe ju ftoj te gjithave te i publikoni emrat e atyre qe klithin per vrasje te grave neper komente e mesazhe.