Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për çështjen se sa ka barazi në mes grave e burrave në politike.
Kadrijaj tha se rrugëtimi i saj politik është ndryshe prej kohëve të sotit, pasi siç tha, në politikë është angazhuar që nga shkolla e mesme.
“Kam qenë pjesë e luftës së UÇK-së dhe padyshim që kjo më bën një figurë pak më të fuqishme politike në raport edhe me burrat sepse nuk mundëm që të injorohem në tema të ndryshe në atë se burrat kanë bërë më shumë diçka sesa gratë në periudha të caktuara kohore. Dhe, unë e ndjejë veten të barabartë në raport me këtë por megjithatë unë nuk kënaqem me këtë sepse e kam arritur me punë e mund”, është shprehur Kadrijaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.
“Është një praktikë e mirë tash që po e zhvillon NDI sepse gratë që kanë një përvojë më të madhe në politikë, po bashkëpunojnë me gratë të nivelit lokal. Ne që jemi në nivel qendror, jemi caktuar si mentore të grave që janë në nivel lokal, duke e shpërndarë praktikën dhe përvojën tonë se si kemi arritur deri këtu dhe tash ato mësojnë prej përvojave tona”.