Live

Kajtazi: Kërkon që gratë të jenë në politikë e vendimmarrje

12:57 / 23 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Në konferencën me temën: “Barazia gjinore – betejë e pambaruar”, të organizuar nga Forumi i Gruas i LDK-së përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer, kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi tha se LDK-ja gjithherë ka bërë politika të favorshme për secilën grua, edhe për ato në amvisëri.

Kajtazi theksoi se gratë duhet ë jenë të përfaqësuara me dinjitet në politikë dhe vendimmarrje.

Edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri me këtë rast ka mbajtur një fjalë rasti në emër të kryetarit Isa Mustafa.

Beqiri pret që në listën për deputetë të jenë të përfaqësuara në mënyrë dinjitoze edhe gratë.

Shpërndaje në

U Kopjua