Nje rast i “Phishing” është hasur në rrjetin social Facebook, ku faqja e ashtuquajtur Mitrovica Press ka shprendarë një postim dhe për të shikuar videon duhet të “Rikyçeni” në Facebook, e që në të vërtetë ju keni dhënë qasje në llogarin e juaj në Facebook. Ata kanë joshur shfrytëzuesit duke vënë një titull “Kallashi shokon pa të brendshme, i duket zogu ne klipin e ri”.


Phishing është një shembull i teknikave të inxhinierisë sociale që përdoren për të mashtruar përdoruesit. Përdoruesit shpesh janë joshur nga komunikimet duke thënë se janë nga palët e besuara siç janë faqet në internet social, faqet e ankandit, bankat etj.
Paralajmërimin për faqe u bë nga komuniteti për Siguri Kibernetikë dhe Privatesi