Live

Kamberi i drejtohet me letër Escobarit për Luginën e Preshevës

22:55 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë ditës së sotme i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i cili ka kërkuar përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në takimet e radhës të dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, deputeti shqiptar ka njoftuar se një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ia përcjell dhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua