Live

Kamberi: Jam kërcënuar për shkak të aktivitetit tim politik

08:11 / 26 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se është kërcënuar për shkak të aktivitetit të tij politik si shqiptar.

Kamberi në një intervistë për RTK-në tha se ka njoftuar kryetarin e Parlamentit për këtë kërcënim.

Ai bëri me dije se kërcënimi erdhi një ditë pasi që edhe një deputete serbe akuzoi atë, për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitetin për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që u organizua në Beograd.

Sipas tij kërcënimi lidhet me albanofobinë e cila është çdo ditë në rritje në Serbi.

“Përmes rrjetit social Facebook, një person me emër serb më kërcënon në gjuhën serbe dhe më thotë se do të më përcjellë kudo që shkoj”, tha Kamberi.

“Edhe shtypi pro qeveritar edhe deklaratat e zyrtarëve në Serbi kanë nxitur opinionin serb kundër shqiptarëve për një klimë antishqiptare. Këto janë produkt i asaj politike që është udhëhequr kundër shqiptarëve dhe për çështjen e Kosovës”, theksoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...