Shaip Kamberi deputet në Kuvendin e Serbisë, ka dorëzuar propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave.
Ai ka kërkuar që të ndryshohet neni 14, alinea 2 që ka të bëjë me përdorimin e simboleve kombëtare.
Kamberi i cili është deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, përmes një postimi në Facebooka ka bërë të ditur se ka kërkuar ndryshimin e plotë të këti neni dhe lejimin e simboleve kombëtare gjatë tërë vitit në institucione dhe komunat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare.
“Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Neni 14, alinea 2 e këtij Ligji ndalon përdorimin e simboleve kombëtare “nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër”. Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimin e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komumat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare”, ka shkruar ai.
Kamberi ka bërë të ditur se në propozimin e tij ka kërkaur që në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5% të strukturës etnike, me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale.
Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji siç ka njoftuar ai e kanë përkrahur edhe deputet, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic nga SDA e Sanxhakut dhe deputeti i pavarur Aleksandar Olenik.