Live

Kamberi takohet me Hillin, diskutojnë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës

16:03 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Kamberi tregoi se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.

“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill”, ka shkruar Kamberi.

“Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...