Live

Kandidati i partisë Fjala: Homoseksualët nuk i mbështes se ata kanë nevojë për ndihmën e mjekëve

17:25 / 01 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga Partia Fjala, Avni Çakmaku, thotë se nuk do t’i përkrahë komunitetin LGBT nëse zgjedhet, pasi që ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore e jo për ndihmë të intitucioneve, transmeton Kosova.live

Çakmaku vjen nga komuna e Prishtinës dhe tha se kjo qyteti i tij ka nevoja të shumta.

“Infrastruktura e komunës së Prishtinës është degraduar, ndërtimet pa asnjë kriter e kanë pruar në një gjendje katastrofale si dhe shëndetësia primare e cila me të vërtetë pa pasur disa investime “ tha ai për Kallxo.ccom

Në pyetje se cili grup i diskriminuar do ta ndjejë më së shumti përkrahjen e tij si deputet Çakmaku u përgjigj.

“Të gjitha për pos LGBT-ja për shkak se atë e konsiderojmë se ka nevojë për tretman mjekësor se sa përkrahje institucionale”, theksoi Çakmaku

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...