Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka folur për takimin e së hënës në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Kandiq vlerëson se procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të niste nëse Vuçiq do të deklaronte të hënën se do të ndërtojë një memorial në Batajnicë afër Beogradit në nderim e kujtim të 800 njerëzve të vrarë në Kosovë, njofton Klankosova.tv.
Në fillim të vitit 2000, në Batajnicë, në poligonin e njësisë speciale anti-terroriste të policisë serbe, u zbulua varreza masive me trupat e qindra shqiptarëve të Kosovës që ishin vrarë në vendin e tyre nga forcat serbe, dhe më pas ishin bartur në atë hapësirë, në një tentim të strukturave shtetërore të Serbisë, të asaj kohe, për t’i fshehur gjurmët e krimeve të bëra.
Kujtojmë se institucionet serbe ndër vite kanë refuzuar kërkesën e organizatave e individëve të ndryshëm që në vendin ku u zbulua varreza masive të vendoset një pllakë-përkujtimore apo memorial.