Barcelona është afër nënshkrimit të një parakontratë me me N’Golo Kantenë, raporton Sport.
Mesfushorit francez i përfundon kontrata me Chelsean këtë vit, dhe duket se të Kaltrit nuk duan që ta mbajnë më në Stamford Bridge.
Problemet e shpeshta me lëndime kanë bërë që klubi i Premier Ligës të mos jetë më I nxehtë për ta mbajtur atë.
Në anën tjetër, Xavi Hernandez do që ta bëjë atë bashkë me Gavin dhe Pedrin, teksa e ardhmja e Frenkie de Jongut mbetet e paqartë.