Live

Kapen “mat” me 256 kg drogë në furgon, burg për 3 shqiptarët në Gjermani (EMRAT)

18:40 / 01 Prill 2023

Nga Kosova Live

Tre shqiptarët, Genci K., 51 vjeç, Xhuljano O., 25vjeç dhe Eraldo L., 22 vjeç, janë dënuar me 4 deri në 6 vite burg  në Gjermani, pasi akuzohen për trafik droge.

Sipasmediave gjermane në qytetin Valten, i cili ndodhet në veri të Berlinit, janë kapur pesë burra duke shkarkuar nga një furgon sasi të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik në furgon, policia gjeti dhe sekuestroi 11 kg marijuanë të paketuar në 20 thasë me etiketën “Berlin-Stamboll-Nju Jork”. Në totale, bashkë me lëndët e tjera narkotike, u sekuestruan 256 kg drogë.

Shpërndaje në

U Kopjua