Live

Kapen prindërit për keqtrajtim fëmijësh në Istog

20:32 / 04 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dy persona janë arrestuar të premten në Istog pasi të njëjtit dyshohen se i lanë fëmijët e tyre në rrugë për të kërkuar lëmoshë.

Pas intervistimit, të dy u lëshuan në procedurë të rregullt.

Ndërsa Klan Kosova bisedoi me gruan e cila tha se burri i saj vuan nga tumori e epilepsia dhe nuk është i aftë të punojë.

Andaj si pasojë e kushteve të rënda, ajo tha se bashkë me dy nga shtatë fëmijët, një herë në javë, dalin për të kërkuar ndihmë.

Kurse zyrtarë policorë kanë filluar hetimet nëse fëmijët kanë qenë edhe më herët pre e kësaj vepre penale.

Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim ose braktisje e fëmijëve” dhe hetimet janë duke vazhduar.

Shpërndaje në

U Kopjua