Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, ka zhvilluar takim me homologen e tij nga Gaboni.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se bashkë kanë diskutuar për çështjet aktuale globale, përcjell Klankosova.tv.
“Ishte takim i mrekullueshëm me H.E. Aichatou Sanni Aoudou, Ambasadore e Gabonit në Mbretërinë e Bashkuar. Ne diskutuam për çështjet aktuale globale dhe mënyrat se si t’i përmirësojmë marrëdhëniet tona dypalëshe”, ka shkruar Kapiti.