Live

Kasolli: Asnjë cent nuk e dhanë për Drenicën kupola dhe deputetët e PDK-së

21:25 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Filozofi dhe ish deputeti i LVV-së Afrim Kasolli përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka publikuar donatorët që dhuruan mjete financiare pas vërshimeve.

Kasolli është shprehur se asnjë nga deputetët e PDK-së nuk ndihmoi Skenderajn por vetëm bënë poza.

“Cuditerisht mungojne emrat e kupoles drejtuese te PDK-se. Asnje deputet i kesaj partie nuk figuron ne liste. Edhe pse te njejtit per te bere filma, me tesha firmato nuk nguronin te pozonin nga vendi i ngjarjes, duke e shnderruar ate ambient ne sfilate mode”, ka shkruar Kasolli.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua