Gjatë një debati parazgjedhor në RTK, ku përball analistëve ka debatuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, analisti Ardian Kastrati ka thënë se, e shumë përfolura kandidate për kryeministër nga LDK-ja, Vjosa Osmani, “ka një repertor të varfër politik”.
“I ka katër pesë fjalë e edhe ato janë kundër PDK-së. Kaq”, ka thënë Kastrati.
Analisti Kastrati ka thënë më tej se mund të priten telashe lidhur me nominimin e mandatarit për kryeministër nga ana e LDK-së, dhe sipas tij, kjo është sfidë e madhe për këtë parti.
Sipas tij, Lutfi Haziri do të ishte kandidati i duhur, pasi që, sipas Kastratit, ai ishte prezent në proceset më të rëndësishme që ka kaluar Kosova, kurse për Agim Veliun tha se “ai ishte prezent vetëm në monarkinë e tij në Lllap”.