Live

Katër komisione parlamentare mblidhen sot, ja çfarë pritet të shqyrtohet

08:41 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Katër komisione parlamentare do të mblidhen të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Komisioni për Ekonomi, do të mbahet në ora 10:00. Ai për Buxhet në ora 11:00, ndërsa Komisioni Hetimor Parlamentar dhe ai Ad Hoc do të mbahen nga ora 13:00.

Më poshtë mund të shihni agjendën se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtohet:

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin me Rekomandime në lidhje me Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, N10, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021 dhe Zyrës së Rregullatorit për energji për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton dinamiken e zbatimit të Planit të Veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media dhe Bordit për Ankesa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00-14:00)

Shpërndaje në

U Kopjua