Katër persona të armatosur kanë grabitur një kompani në Shtime, prej ku kanë marrë katër mijë euro.
Policia bën të ditur se të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe kanë djegur në pyll veturën me të cilën po qarkullonin.
Dyshohet se të dyshuarit kanë hasur edhe tek një mashkull, të cilin e kanë kërcënuar me armë dhe i kanë grabitur portfolin dhe telefonin.
“Rruga “12 Qershori”, Shtime 26.01.2023 – 13:09. Katër persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani ku kanë grabitur 4000 €. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll. Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.